SPORT

Çfarë do Calhanoglu në Torino, a po shkon në Juve?

Thashethemet për një transferim të mundshëm të Hakan Calhanoglu te Juventusi janë rritur edhe më shumë me foton e fundit që po rrjedh në rrjetet sociale.

Mesfushori sulmues i Milanit gjenet në Torino dhe është fotografuar me bashkëkombësin, Merih Demiral, mbrojtësin e Juventusit.

Calhanoglut i skadon kontrata në qershor dhe shumë media raportojnë se lojtari dhe klubi s’po arrijnë një marrëveshje, pasi turku kërkon 6 milionë euro në sezon, derisa tani fiton 2.5 milionë.

Juve ka kohë që e monitoron situatën e lojtarit dhe fotoja e fundit rrit edhe më shumë spekulimet. /Gazeta Express/