Kosova

Cen Desku tregon çfarë kishte biseduar me Thaçin në një restorant në Klinë

Historiani dhe aktivisti, Cen Desku ka folur rreth një takimi para shumë kohësh me ish-presidentin Hashim Thaçi në Klinë.

Desku ka treguar se kishin pirë kafe me Thaçin në një restorant të Klinës dhe ka mohuar deklaratën e tij se aty ishin sqaruar disa “keqkuptime të luftës”.

“Kemi pi kafe në Klinë, në një restorant me të, s’ka pasë diskutime… s’kemi fol për çështje të arrestimit, ai nuk më ka arrestu. Kam thënë ky është rast i mbyllur për mu. Na kanë përsërit prapë se ne jemi bashkëpunëtorë”, ka thënë Desku në Debat Plus.

Kur u pyet për deklaratën e tij se aty “kishin sqaruar disa keqkuptime të luftës”, Desku tha se nuk është sqaruar asgjë, pasi gjërat kanë qenë të sqaruara, duke treguar tutje se çfarë i kishte thënë Thaçit.

“S’kemi sqaruar asgjë, të sqaruara kanë qenë gjanat. Rastin e ushtarëve të vramë në armatë jugosllave të shpallen dëshmorë të kombit. E ka marrë seziozisht bisedën. Atë bisedë e kemi pasë, tjerat s’kanë rëndësi”, tha Desku.