Kosova

Çeku: Pavarësia u arrit fal përkushtimit e sakrificës së gjeneratave të tëra

Sot është ditë feste. Republika e Kosovës feston dymbëdhjetë vjetorin e pavarësisë së saj. Me ketë rast, po shkëmbehen urime, e po kujtohen ata që sakrifikuan për këtë ditë – shkruan Kosova.info

Edhe Partia Demokratike e Diasporës (PDD), nëpërmjet një komunikate për media, i ka uruar qytetarët për këtë ditë.

Ja komunikata e plotë:

Pavarësia e Kosovës u arrit fal gjeneratave të tëra, përkushtimit e sakrificës së tyre të pareshtur për liri dhe pavarësi!

Kombi ynë përgjatë shekujve, ka luftuar e është përpjekur për të arritur mëvetësinë e tij, që nga koha e Skënderbeut e deri te shpallja e mëvetësisë së Shqipërisë me 1912, kur edhe mbetën më shumë se gjysma e trojeve shqiptare, të ndara në disa shtete. Përpjekjet e kombit nuk janë ndalur asnjëherë. Përgjatë historisë së kombit tonë ne shohim përpjekjet e tij të pareshtura, drejtë lirisë. Ndër shembujt e shumtë është edhe angazhimi i pakursyer e largpamës i elitës akademike të fundvitit 1989, në krye me presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova e lufta çlirimtare në krye me Adem Jasharin, Sali Çekun, ZahirPajazitin e shumë patriotë e ushtarak të zotët. Bashkërisht arritën që me 12 qershor të vitit 1999, me ndihmën e miqve tanë amerikanë, më në fund Kosovën ta shohin të lirë. Ti gëzohen shpalljes së pavarësisë së saj me 17 shkurt të vitit 2008, të njohur edhe ndërkombtarisht.

Në vazhdën e kësaj përpjekje që nga koha e rilindjes kombëtare, mërgata shqiptare ka punuar pareshtur për Atdheun e saj të shenjt. Edhe kur Atdheut iu deshtë ndihma ushtarake mërgata shqiptare ishte, një zë e një zemër bashkë me kombin e saj. Shumica e brigadave të famshme luftarake u formuan pikërisht nga mërgimtarët patriotë.

Dekada e fundshekullit të kaluar do të jetë njëra nga periudhat më të ndritura të historisë së re të Kosovës, në të cilën patjetër se një vend të veçantë e ka edhe mërgata, dhe jo vetëm që kishte rolin ndihmës por ishte edhe promotorë e luftës për liri e pavarësi! Ajo e afirmoj kërkesën tonë të drejtë për të qenë të lirë, krijoj miqësi me shumë vende të botës. Prandaj sot në këtë ditë të shënuar por edhe në të ardhmen nuk duhet harruar roli i saj, sakrifica e angazhimi i pakusht për një Kosovë të lirë e të pavarur. Për një Atdhe siç e ëndërruam, të lirë të zhvilluar dhe të zotin e vetes.

Institucionet e Kosovës nuk duhet të harrojnë këtë pjesë të rëndësishme të kombit. Duke i nderuar mërgimtarët patriotë ata nderojnë vetë idealin tonë të shenjt e të përbashkët: Kosovën e lirë të pavarur si shtet i denjë në gjirin e familjes Evropiane!

Ne Partia Demokratike e Diasporës, përulemi për veprat madhore, sakrificën dhe luftën e mërgatës sonë patriotike! Nga kjo edhe angazhohemi fuqishëm për organizimin e saj dhe mundësinë e përfshirjes së vlerave të përgjithshme kombëtare në institucionet e Republikës së Kosovës e mekanizmat e shtetit tonë!

Kosovë, urime 12 vjetori i pavarësisë!

Partia Demokratike e Diasporës,Emrush Çeku

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.