SPORT

Çdo prekje e topit nga Hakimi po përcillet me fishkëllima nga izraelitët

Achraf Hakimi është duke u fishkëllyer nga tifozët izraelitë sa herë që po e prek topin që një orë në finalen e Superkupës së Francës mes Lille dhe Paris Saint-Germain, për shkak të qëndrimit të tij në konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës.

Mbrojtësi i krahut i PSG-së Hakimi është duke i fishkëllyer vazhdimisht në Superkupën franceze që po zhvillohet momentalisht në qytetin izraelit, Tel Aviv.

Lille është duke udhëhequr 1:0 ndaj PSG-së kur kanë mbetur edhe rreth 25 minuta lojë.

Por mbi 20 mijë tifozë izraelitë në Stadiumin Bloomfield janë duke ia bërë Hakimit shumë të vështirë debutimin në një ndeshje zyrtare për PSG-në.

Arsyeja pse marokeni po fishkëllehet pas çdo prekjeje të topit është mbështetja e tij për palestinezët në Izrael.

Në konfliktin e fundit mes Izraelit dhe palestinezëve në maj, Hakimi i kishte përkrahur këta të fundit publikisht, duke shkruar “Liri për Palestinën” në Twitter.

22-vjeçari iu bashkua Parisit nga Interi për një shumë prej 71 milionë eurove muajin e kaluar.

Lille si kampion i Francës dhe PSG-ja si fitues i Kupës së Francës po luftojnë për trofeun e Superkupës në stadiumin e Tel Avivit.

PSG-ja është me mungesa të mëdha, pasi Neymar, Kylian Mbappe dhe Di Maria nuk janë pjesë e skuadrës për finale.