SPORT

Çekia dhe Belgjika duan tri pikët, formacionet zyrtare

Kombëtarja e Çekisë dhe ajo e Belgjikës  kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen kualifikuese të vlefshme për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Belgët janë mysafir të çekëve në ndeshjen e dytë të Grupit E, ndeshja e cila zhvillohet në Sinobo Stadium të Pragës nga ora 20:45.

Të dy skuadrat vijnë nga fitoret në ndeshjet e para dhe duan tri pikët e radhës për të mbajtur primatin e grupit.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

ÇekiaVaclik; Coufal, Celustka, Kudela, Boril; Holes; Provod, Soucek, Barak, Jankto; Krmencilk;

BelgjikaCourtois; Alderweireld, Denayer, Vertoghen; Castagne, De Bruyne, Dendoncker, Tielemans; Mertens, Lukaku, Chadli;