Hi Tech

Çavolli: Zhvillimin e sektorit të TIK-ut në Kosovë e ndihmoi Pandemia

Pandemia COVID-19 ka ndihmuar në zhvillimin e sektorit të Teknologjisë informative në botë, e në veçanti në Kosovë.

Kështu tha drejtoresha ekzekutive e Shoqatës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK), Vjollca Cavolli në diskutimin mbi digjitalizimin dhe inovacionin në vend.

Ajo ka shtuar se, Qeveria nuk ka ndihmuar mjaftueshëm që të zhvillohet ky sektor.

“Qeveria nuk i ka ndihmuar këtij sektori, por është ndihmuar në vet-vete”, tha ajo.

Ky bashkëbisedim që po organizohet nga ICK, Telegrafi.com dhe STIKK po diskutohet me përfaqësues të partive politike dhe nga komuniteti i sektorit të teknologjisë dhe inovacionit. Diskutimi po fokusohet në plan programet e partive politike për digjitalizimin dhe inovacionin në prag të fushatës zgjedhore.