SPORT

Cavanit i dështon transferimi në Atletico

Sulmuesi uruguaian Edinson Cavani ka vendosur të qëndrojë në Paris Saint-Germain deri në fund të këtij sezoni, pas dështimit të negociatave me Atletico Madridin.

Edinson Cavani e kishte kërkuar me ngulm transferimin në Atletico Madridi këtë muaj, mirëpo negociatat mes futbollistit, klubit të tij dhe gjigantit spanjoll dështuar vetëm disa orë para se të mbyllet afati kalimtar i janarit.

Afati kalimtar i janarit mbyllet të premten në orën 24:00 dhe revista prestigjioze franceze L’Equipe pretendon se Cavani do të mbetet në Paris Saint-Germain këtë muaj dhe deri në fund të sezonit.

Chelsea dhe Manchester Unitedi kishin qenë gjithashtu të interesuar për sulmuesin. Madje, Të Kaltrit e Londrës kishin bërë ofertë ta marrin Cavanin në formë huazimi, pasi ai i pëlqen trajnerit Frank Lampard.

Atletico Madridi besonte se e kishte fituar garën për Cavanin, megjithatë e përditshmja spanjolle AS pretendon se se kërkesat e agjentit të lojtarët e detyruan klubin e La Ligës të tërhiqet nga negociatat.

Transferimi në Atletico tani duket i pamundur në afatin kalimtar të janarit, përderisa Yannick Carrasco është drejt kthimit te ish-klubi i tij.

Kontrata e Cavanit me PSG-në skadon në fund të qershor të këtij viti, kështu që ai mund të fillojë qysh tani të negociojë me klube për ta arritur një marrëveshje për të shkuar te ta si transferim i lirë gjatë verës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.