Show Biz

Catherine Zeta-Jones dëshiron të realizojë një film me Michael Douglasin

Ylli i kinemasë Catherine Zeta-Jones ka thënë se dëshiron të realizojë një film me bashkëshortin e saj Michael Douglas.

Aktorja 50 vjeçe e cila u martua me yllin e filmit “Wall Street” në vitin 2000 pas dy viteve së bashku, për momentin është duke punuar rreth disa filmave dhe serive televizive, por ëndrra e saj e vërtetë është të bën diçka me bashkëshortin e saj sepse, ashtu si ka thënë, ai është aktori i saj i preferuar.

“Jam një lexuese e flaktë, dhe kam disa libra për të cilat mendoj se do të bënin një film apo seri të mirë, andaj jam duke bërë plane rreth kësaj. Kam punuar me shumë aktorë të mrekullueshëm në karrierën time por natyrisht do të doja të bëj një projekt me aktorin që e adhuroj, me Michael Douglas”, tha ajo për revistën OK!, transmeton KOHA.

Catherine, e cila ka dy fëmijë me Michaelin, Dylan 19 vjeç dhe Carys 17, mbushi 50 vjet vitin e kaluar, por thotë se tani ndihet më e lumtur se kurrë dhe se mosha për të është “çliruese”.

“Kam kuptuar se mosha është vetëm një numër. E di që tingëllon klishe por është e vërtetë. Kam mësuar t’i jap prioritet gjërave dhe kam mësuar fuqinë e të thënit ‘jo’”, shtoi ajo.

“Nëse është diçka që nuk dua të bëj me të vërtetë dhe nëse do të më merr shumë nga familja, them jo, dhe kjo është çliruese”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483