Kombëtare

Çarje e madhe e VV’së në Prizren, anëtarësia rebelohet kundër Haskukës

Aktakuza e ngritur ndaj katër zyrtarëve të Komunës së Prizrenit e cila udhëhiqet nga Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes është bërë shkak që dega e kësaj partie në Prizren të përçahet. Madje e kanë akuzuar Haskukën për tradhti, se ka krijuar “rrethe servilësh e familjarësh” dhe se e ka goditur Vetëvendosjen pas shpinës.

Gjithçka nisi kur u publikua në medie aktakuza që ka ngritur Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, kundër L.K., F.K., R.Sh., A.Sh., dhe G.B., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Këtë aktakuzë, Haskuka e ka quajtur vetëm një tentativë për ta bllokuar punën e Komunës së cilën ai e udhëheq.

Kryetari i Prizrenit në një reagim të publikuar thotë se goditjet po i vijnë “nga ata të cilëve ua ka besuar shpinën” duke shtuar se gjatë një interviste në hetuesi, njëri nga hetuesit i ka thënë se kanë presion të vazhdueshëm që të ngrisin parti kundër tij.

“Plani i tyre ishte që në një afat sa më të shkurtë të ngrihet padi ndaj meje, ashtu që të jap dorëheqje dhe që Prizreni t’i kthehet atyre që e kanë ngulfatur qytetin. Fatkeqësisht, derisa ata që i kam përpara nuk më frikësojnë, shumë më me dhimbje janë goditjet që vijnë nga prapa nga ata të cilëve iu kam besuar shpinën”, shkruan Haskuka në reagimin e tij.

E në lidhje me këtë ka reaguar edhe Blerim Saramati nga Vetëvendosja, duke thënë se ai e ka dashur Lëvizjen Vetëvendosje si shërbëtore, e jo si bashkëpunëtore.

Në një postim të bërë në facebook ai ka shkruar se ai po kërcënon dhe tha se qysh dy vite më parë ai e kishte goditur partinë e tij pas shpine.

Kishte edhe nga komentuesit, përkrahës të Vetëvendosjes të cilët e kanë akuzuar kryetarin e Prizrenit për tradhti.

Mytaher Haskuka disa orë pasi u bë publike aktakuza e Prokurorisë së Prizrenit, reagoi përmes një shkrimi në facebook të cilin mund ta lexoni më poshtë.

Postimi i plote:

Mytaher Haskuka

Që nga marrja e mandatit të Kryetarit, Komuna e Prizrenit është bllokuar nga institucionet të cilat janë dashur të jenë lehtësues të punës së Komunës. Tentativë e tillë për bllokimin e punës së Komunës është edhe rasti i fundit i cili sot ka dalur në media.

Pas shikimit të rastit na del që një proces “ADMINISTRATIV” i cili ka qenë sipas Ligjit nr. 04/L-144 për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës, me kritere të shpallura publike, në afatet koh…Shiko më shumë

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483