
Reperja Cardi B ka befasuar të gjithë me kostumin e saj për festën e Halloween.
Cardi B njihet për natyrën e saj rrezikuese dhe shpesh e shpreh se sa komode është me trupin dhe format e saj. Ajo vazhdimisht publikon foto dhe video provokative, e në shumicën e kohës shihet vetëm në të brendshme ose në bikini. Megjithatë, këtë herë reperja më e suksesshme e vitit të kaluar, ka arritur kulmin. Cardi për festën e Halloween ka vendosur të duket si personazhi i universit të DC, Poison Ivy.
Ajo ka vendosur flokë të gjatë e të kuqë, ndërsa si veshje ka përdorur vetëm disa gjethe për të mbuluar pjesët intime të trupit.
Reperja nuk ka lënë pa publikuar as video provokuese, ndërsa në njërën nga to shihet duke shkundur e tundur të pasmet me shumë vetëbesim, përvojë kjo që e ka marrë nga koha kur ishte striptiste.
add a comment