Show Biz

Cardi B viziton familjen e pasur – “S’jam më e varfër”, thotë ajo

Gjatë mbrëmjes së kaluar, reperja tashmë e njohur Cardi B, e cila së fundmi edhe u bë nënë e një vajze për herë të parë, ka vizituar familjen Kardashian e Jenner.

Sipas një publikimi që ka bërë në rrjetet sociale, ajo shihet që është takuar me Kim Kardashian dhe Kris Jenner.

Cardi B, thotë se ishte një natë e gjatë e shumë e këndshme mes tyre.shkruan Koha Ditore

Në një fotografi të postuar në Instagram, Cardi B shihet me flokë tërësisht blu. Këngëtarja madje njihet për ndryshimet e herëpashershme që bën me flokët e saj.

Por, postimi i Cardi B ishte ai që më së shumti bëri bujë në Instagram, pasi edhe ishte qesharak.

“Zyrtarisht jam pjesë e njerëzve të pasur!! S’jam më e varfër mwaaaaahahaha!!”, ka shkruar Cardi B, transmeton Koha.net.

Kujtojmë se familja Kardashian e Jenner, njihen për pasurinë e madhe që kanë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.