Show Biz

Capital T jep mesazhin nga karantina dhe flet për martesën

Capital T e ka mbajtur shumë larg vëmendjes së publikut jetën e tij private. Ai është treguar gjithmonë i rezervuar sidomos përsa i përket jetës sentimentale.

Por këngëtari, ndërsa zhvilloi një pyetsor me fansat në Instagram qëndrimit izoluar në shtëpi, foli për martesën.

Capital u shpreh se do martohet kur të mendojë se është i gatshëm të marrë këtë përgjegjësi përsipër dhe të ketë gjetur personin e duhur.

“Nuk shkon me moshë, por kur e ndjen se je i gatshëm të marrësh atë përgjegjësi dhe se ke personin e duhur që ta ka provuar dashurinë dhe që i tejkalo të gjitha gjërat për ty. Por normal duhet të jetë reciproke”- tha ai.

Këngëtari dha edhe një mesazh për të gjithë ndjekësit e tij që popërballen me qëndrimin mbyllur në shtëpi për shkak të koronavirusit.

“Mos rrini të dëshpëuar. Përdoreni kohën në mënyrë te mencur dhe gjeni gjëra produktive për të bërë. Pushoni, lexoni, shfrytëzojeni për tu mbushur me energji për verën 2020 dhe të gjithë vitin në vazhdim. Dhe qëndroni të sigurtë,”- u shpreh Capital T.