Kosova

Çallukoviq: Kosova kockë e fortë për Vuçiqin

Gazetari Nenad Çalukoviq vlerësoi se Kosova është çështje më serioze për Vuçiqin që nga ardhja e tij në pushtet dhe që mund të jetë kockë e fortë sikurse edhe para paraardhësve të tij.

Ai për takimin e Vuçiqit me Merkelin theksoi se “është një  nga takimet më të rëndësishme” dhe shtoi se “Vuçiq nga ai takim shpreson që të marrë mbështetje serioze për Kosovën”, bëjnë të ditur mediat serbe.

Sipas tij, “Vuçiqi nuk e fsheh se kancelraja gjermane është partnere e rëndësishme prandaj pas vizitës në ShBA, tani shkon në Berlin me një optimizëm për një sukses të tij”.

Tutje ai theksoi se “Vuçiq kërkon një fokus ndryshe për dramën e Kosovës, prandaj kërkon takime me liderë të tjerë evropianë”.

Nga qeveritarët serbë vijnë komente se idetë e BE-së për formimin e AKS-së duhet kryer në bazë të ligjeve të Kushtetutës së Kosovës, janë pafytyrësi e skajshme, ndërkohë që kryetari serb shtron pyetjen se “ku shkruhet se AKS do të formohet sipas ligjeve të Kosovës, ndërkaq sipas Çallukoviq “këto lloje dezinformatash që vijnë lidhur me AKS-në, ndonëse shohim se është pjesë e marrëveshjes, megjithatë është nga çështjet të rëndësishme politike, ndër më të vështirat për këtë klasë politike në këtë kohë dhe që, si po duket, brenda këtij viti po shkon drejt zgjedhjes”, transmeton RTK.

“Por Vuçiq do të ketë problemin e arsyetimit të tij ndaj votuesve të vetë që t’i bindë se ai po paguan faturën dhe që Kosova është histori e mbaruar, por që po kërkohet modeli më i përshtatshëm për të dalë nga kjo gjendje”.

Tutje, gazetari Çallukoviq deklaroi se “jemi gjeneratë që nuk dëshiron ta përjetojë luftën e tretë botërore, por që, si duket, jemi goxha afër ta përjetojmë një skenarë të tillë”, duke iu referuar gjendjes në Siri dhe kontradiktave mes të NATO-s dhe Rusisë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483