Kosova

Caktohen datat për afatin e dytë të provimit të Maturës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim për caktimin e datave të mbajtjes së afatit te dytë të provimit të Maturës Shtetërore 2019.

Sipas këtij vendimi, maturantët do t’i nënshtrohen pjesës së parë të provimit të maturës me datën 30 gusht, ndërsa pjesa e dytë e provimit do të mbahet më datën 7 shtator.

Provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet më katër lëndë, tri lëndë obligative dhe një lëndë me zgjedhje.