OPINION

Çakejtë e teatrit nën petkun e qengjit të butë i cili thithë dy nëna

Shkruan: Sokol PLAKOLLI – Regjisor i teatrit
              Në fakt do të duhej të thuhej “Ujku nën petkun e qengjit të butë i cili thithë dy nëna”, por ujku megjithatë meriton respekt, ngase ka disa veti fisnike të cilat duhet të ia respektojmë edhe pse është egërsirë. Po çka të ju bëjmë Çakejve, ushejzave e kameleonëve të cilët gjuajnë natën dhe ndërrojnë lëkurën sa herë që është nevoja?!

              Disa shefa të OJQ – ve të cilët mblodhën centa me thasë nga buxheti i Kosovës, Serbisë e BE së për të finalizuar marrëdhëniet ndërkulturore në mes Prishtinës dhe Beogradit  “si motra me vëlla”, apo si dy shtete që nuk e njohin njëra tjetrën, është pikëpyetje e madhe para ndërgjegjes sonë të fjetur si komunitet artistik por edhe si shoqëri. Hapin e parë e sikletin e madh drejtë finalizimit të marrëdhënieve ndërkulturore e kishte Serbia, sepse i nevojiteshin disa kredi shtesë që të mundë të aplikoi për anëtarësim BE e OKB. Dhe në vend që kërkesën për fillimin e përmirësimit të marrëdhënieve ndërkulturore Kosovë Serbi ta adresonin në institucionet e Kosovës ata gjetën disa Çakej të cilët me kohë kishin themeluar OJQ të e tyre thënë më saktë, kishin “hudisur grazhdin ku do të ju servohej tagjia kushla”. Kështu MULTI MEDIA e Jeton Nezirajt dhe  INTEGRA e Kushtrim Koliqit shkelën me të dy këmbët mbi institucionet e Kosovës dhe hapën krahët e përqafimit vëllazërorë me kriminelët Serbë, të cilëve akoma nuk iu ishte terur në duar gjaku i fëmijëve, grave e pleqve Kosovarë nga lufta e fundit. Dhe institucionet e komunitetet  tona, jo që nuk reaguan, por i përkrahën dhe i shpërblyen matrapazët në fjalë. Përse ndodhi kjo më mirë është të na tregojnë ata vet: Ishin të pa ditur, apo ishin të mashtruar?!

              Në anën tjetër, Serbia në vend që ta pranonte Kosovën shtet të pa varur, të kërkonte falje për krimet e luftës, të kthejë në Kosovë eshtrat e të pa gjeturve, të marr për sipër të paguaj dëmet e luftës, gjeti disa batakçi si puna Nezirajt e Koliqit ua hodhi pak “tagji kushla në grazhdet e tyre të pista” dhe përmes tyre mori kreditë e nevojshme për kinse realizimin dhe finalizimin e marrëdhënieve ndërkulturore në mes Prishtinës dhe Beogradit “Si vëlla e motër” apo siç shprehen ata në gjuhën Serbe ” Bratsvo jedinsfo”, Jo si dy shtete të ndryshme që duhet ta njohin njëra tjetrën. Madje me rastin e premierës ROMEO E XHULIETA nifar Jeton Neziraj edhe i patë shpallur të finalizuara marrëdhëniet ndërkulturore Kosovë Serbi. Të njëjtit filluan edhe procedurat e instalimit të Kriminelëve Serb nëpër institucionet tona Kombëtare me fillim nga institucioni më i lartë kulturor i vendit nga Teatri Kombëtar. Dhe kur ju dështoi plani i tyre djallëzorë për ndarjen në dysh të Teatrit Kombëtar, realizuan planin e dytë, planin B, përmes së cilit denigruan deri në ashtë, çdo lloj vlere të Kombëtare brenda TKK së. Por kjo nuk është e tëra. Këto personazhe që herë ngjajnë në kurrizorë brejtës a kurrizorë që zbërthejnë kërmat. E herë ngjanë në butak pa kurrizorë, pa sy, pa identitet, por që kanë vetëm shqisa të nuhatjes e që si ushejzat ngjiten për trupin e kujtdo dhe thithin gjak derisa të pëlcasin.

               Të tillët sa herë ndërrojnë qeveritë ata ndërrojnë petkun e tyre dhe nën petkun e të pa fajshmit nuhasin mënyrën e re të ngjitjes. Së fundmi me ndërrimin e qeverisë, ata kanë filluar ta luajnë viktimën, duke paraqitur veten në mes dy zjarresh, me pretekstin o na mbroni o na vrisni, madje një derë të hapur për veten e tyre e kanë lënë edhe mundësinë e arratisjes nga shteti, kinse për të shpëtuar kokën nga sëpata e pushteteve. “Pos të bëmave e hijes suaj, kush s’ju ndjek nga pas”

              Kjo lloj sortë e cila gjendet në mesin tonë, të cilët Hitleri i ka quajtur në zhargon ” Spiunë pa para” apo thënë më saktë “Spiunë për një copë bukë e një znaçkë”, janë të rrezikshëm për komunitetin dhe institucionet. Rrjeti i tyre sa vjen e zgjerohet, kohëve të fundit janë bërë grupe virale edhe në rrjete sociale, duke raportuar me qindra here postimet e mia të cilat (ua përplasin të vërtetën turive), madje edhe faqen time të FB, deri në bllokim. Personalisht jam ballafaquar me ju, nuk ua kam frikën as drojën  prandaj edhe i ikni ballafaqimit me mua. Nëse nuk e keni forcën e ballafaqimit me të vërtetën është më mirë të dorëzoheni para të vërtetës e të bëmave tuaja sepse koha e kompromiseve ka marrë fund, bashkë me të kanë marrë fund edhe të bëmat tuaja, përpjekjet për “Breatsvo Jedinsvo” si rrjedhojë do të ju ndalet edhe tagjia. Por nëse institucionet do ua japin shansin e dytë, qoftë edhe për të u përmirësuar apo rehabilituar goditja do të jetë fatale.