Kosova

Cakaj takon Borellin, i kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

Gjatë qëndrimit në Bratislavë Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Përfaqësuesin e lartë për politikën e jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Në takim, diskutimet u përqëndruan në rëndësinë e vazhdimit të procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe domosdoshmërinë e çeljes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë.

Po ashtu, bashkëbiseduesit diskutuan hollësisht mbi prioritetet e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së dhe veprimet e përbashkëta në shërbim të stabilitetit dhe sigurisë në Evropë.

Në një reagim në Facebook lidhur me takimin Cakaj u shpreh:

Në Bratislavë zhvilluam edhe një takim me përfaqësuesin e lartë për politikën e jashtme të BE-së, Josep Borrell 🇦🇱🇪🇺!

Në takim diskutuam për rëndësinë e vazhdimit të procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe domosdoshmërinë e çeljes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë sa më parë! Po ashtu, biseduam hollësisht mbi prioritetet e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së dhe veprimet e përbashkëta në shërbim të stabilitetit dhe sigurisë në Evropë!

Theksuam rëndësinë e jashtëzakonshme për liberalizimin e vizave me Republikën e Kosovës një orë e më parë 🇦🇱🇽🇰!