Kosova

Cakaj për VV -në: Dikush e ka detyrë zyrtare të gjejë tradhtarët mes shqiptarëve

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nuk ekziston asnjë plan i fshehtë për ndarje të territorit të Kosovës.

Ai thotë se ishte në Uashington për takim me të dërguarin Special të SHBA’së, Richard Grenell, dhe se mori mesazh të qartë se nuk ekziston një plan për ndarje.

“Nuk ka marrëveshje të fshehtë. Mos e ofendoni Shtëpinë e Bardhë se gjoja ekziston një marrëveshje për shkëmbim të territoreve Thaçi Vucic dhe vetëm po pritet të nënshkruhet atje”, thotë ai.

“Trump ka fituar zgjedhjet edhe pa Kosovën. Mos mendoni se një marrëveshje Kosovë-Serbi ja fiton zgjedhjet atij atje”

Cakaj ka hedhur edhe akuza ndaj VV’së, ndonëse nuk i përmendi. Ai tha se e kishin bërë tradhtarë dhe se ishte pjesë e planit për ndarje të territoreve.

“Nuk të përmend emra. Nuk dua të merrem me ofendime. Por dikush punon me makinën e vet propaganduese që të gjejë armiqtë. Dihet kush janë, por nuk dua të përmendi emra. Disa e kanë detyrë zyrtare të gjejnë tradhtarët mes shqiptarëve”, shton ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.