KULTURË

Cakaj në UNESCO flet për domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës

Gent Cakaj, ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, ka mbajtur një fjalim në sesionin e 40-të i Konferencës së Përgjithshme së Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO), që po mbahet në Paris.

Cakaj ka thënë se ka nënvizuar domosdoshmërinë që Kosova të jetë patjetër pjesë e këtij institucioni.

“Në diskutim nënvizuam veçanërisht rëndësinë e edukimit dhe trashëgimisë kulturore e historike në zhvillimin e shoqërive të hapura dhe prosperuese. Theksuam përkushtimin e plotë dhe arritjet e pamohueshme të Shqipërisë në këtë drejtim”, ka thënë Cakaj.

“Natyrisht, nënvizuam domosdoshmërinë e patjetërsueshme të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në UNESCO! Denoncuam fushatën dezinformuese të Serbisë ndaj Kosovës dhe e bëmë të qartë edhe njëherë: Shqipëria do të vazhdojë punën e pakursyer për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në UNESCO”, ka shtuar më pas ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.