Kosova

Cakaj në takim me Presidentin Thaçi: Ne jemi të gatshëm që t’i heqim kufijtë

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka vijuar takimin me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Cakaj, tha se “Kosova dhe Shqipëria kanë një kufi simbolik”.

“Jemi të gatshëm të nisim punën për zhbërjen e kufirit. Duhet të jetë më shumë çështje e hapave teknik, sesa e diskutimeve politike”, tha ai, raporton KTV.

Ministri Cakaj në dy takimet e deritashme, atë me Glauk Konjufcën dhe me presidentin Thaçi ka folur për avancimin e programit për ambasada të përbashkëta.

“Është e rëndësishme të krijojmë një platformë të përbashkët politike. Bashkëpunimi deri tash ka qenë intensiv, por duhet të jetë maksimal”, tha Cakaj.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//benoopto.com/4/3473483