Kombëtare

Cakaj: Kemi nevojë për rritje të integrimit të brendshëm ndër-shqiptarë

Sipas ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, te kombi shqiptar ka nevojë për rritjen e integrimit të brendshëm ndër-shqiptarë.

Duke folur për Ibrahim Rugovën e Arbën Xhaferi si “gjeneratë që ka pasur motive të thella kombëtare, por i ka përshtatur e interpretuar në kuadër të rrethanave të dhëna”, Cakaj në Rubikon ka thënë se aktualisht “jemi në shkallën që duhet të mendojmë për format e mëtejme të përafrimit kombëtar”.

“Sot besoj që shqiptarët, unë dhe kolegët e mi, ne që jemi aktivë në politikë mund të kemi ideal të ngjashëm, jo më për artikulim policentrit të interesave kombëtare në rrethanat e dhëna, por paralelisht në ruajtjen e frymës euroatlantike pa cenuar agjendën e Bashkimit Evropian, interesat e BE-së e pa rënë në konflikt me vlerat tona tjera që kemi si komb. Po ashtu jemi në shkallën që duhet të mendojmë për format e mëtejme të përafrimit kombëtar. Kësisoj flas për nevojën për rritjen e integrimit të brendshëm ndër-shqiptarë, e kjo mund të jetë një prej detyrave që definon edhe gjeneratën që unë i përkas”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.