Kombëtare

Cakaj: Hapja e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë e domosdoshme, por e pamjaftueshme

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Genc Cakaj ka njoftuar se Qeveria e Shqipërirsë do ta mbështes financiarisht hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë – shkruan Kosova.info

Postimi i plotë i Ministrit Cakaj

Edhe një punë fort domethënëse për Luginën e Preshevës

Pas mbështetjes financiare për shpërndarjen falas të materialeve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës, Qeveria e Shqipërisë tani ka vendosur të ndajë edhe mjetet e nevojshme financiare për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.

Shqiptarët e Medvegjës, sot, kanë nevojë të jashtëzakonshme për praninë e Këshillit dhe mbështetjen e Shqipërisë, veçanërisht në përballjen e tyre me çështjen e pasivizimit të adresave dhe para sfidës madhore për ruajtjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.

Ndaj, përballë këtyre sfidave historike të shqiptarëve të Medvegjës, ne duhet të marrim përgjegjësitë politike për t’i mbështetur edhe institucionalisht ata.

Mbështetja e Shqipërisë për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë është e domosdoshme, por e pamjaftueshme. Kjo shënon thjesht fillimin e një pune më të thellë e sistematike për ruajtjen e të drejtave e mbështetjen e fortë edhe për shqiptarët e Medvegjës…

#JemiNjë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483