Kosova

Cakaj: Gjithmonë kam qenë kundër shkëmbimit të territoreve

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj tha se që gjithmonë ka qenë kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Cakaj tha që nga koha kur e ka marr detyrën e ministrit ka pasur pika në lidhje me dialogun e Kosovës dhe Serbisë: “Respektim i integriteti territorial te Kosovës. Njohja e ndërsjellët. Mbështetja e plotë për platformën e Kosovës”, u shpreh ai.

Ai ka folur edhe lidhur me Gjykatën Speciale, teksa ka thënë se ka qenë e pashmangshme. “Gjykata Speciale është e padrejtë, por nuk ka qenë e shmangshme. Ka qenë vendim i dhimshëm, fort i padrejtë, nuk ka pas alternativ. Respekt edhe për ata që kanë mbajt qëndrim kundër”, tha Cakaj.