Kosova

Cakaj e quan të palogjikshme deklaratën e Haradinajt se punoi kundër Kosovës

Të palogjikshme dhe me kundërthënie e ka cilësuar Gent Cakaj, ministër në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, deklaratën e kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj, që tha se Cakaj ka punuar kundër Kosovës dhe ka punuar në mënyrë aktive për shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë.

Cakaj ka thënë se s’ka punuar kurrë për një gjë të tillë dhe është i gatshëm të japë përgjegjësi nëse publikohet diçka që tregon se ai ka punuar për ndarjen e Kosovës.

“Deklarata e kryeministrit, nëse unë e kam lexuar me saktësi, nëse ishte e raportuar saktësisht, thuhet se Cakaj ka tetë muaj që nuk e mbështet më këtë ide, por se në fillim ishte entuziast. Unë që tetë muaj kam marrë detyrën në tërësi. Që nënkupton është deklaratë me pakoherencë logjike e kundërthënie të brendshme. Deklaratë që për 30 sekonda ka pakoherencë logjike s’ia vlen të komentohet. E palogjikshme dhe e pavërtetë. Për shkak të edukatës s’po lëshohem në deklarata tjera”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së, transmeton Kosova.info.

“Sa i përket ndarjes, që nga dita e parë e punës e deri sot as s’e kam mbështetur këtë ide e as s’ka një diplomat në minutat e takimit ku mund të gjendet mbështetje e kësaj ideje, nëse ka le të zbulohet dhe do të jap përgjegjësi. S’e kam mbështetur këtë ide, as aktivisht as pasivisht. S’ka diplomat ndërkombëtar që ka hyrë në zyrën time për të kërkuar mbështetje për një gjë të tillë, për ndarje apo dëmtim territorial të Kosovës. Asnjëherë. Është spekuluar shumë dhe kam heshtur qëllimisht sepse kam konsideruar se është jo dinjitoze të merrem me fantazitë më të shfrenuara të njerëzve”, ka thënë ai duke shtuar se nëse Shqipëria do të donte diçka të tillë “s’do të zgjidhte një 28-vjeçar si unë pa ndikim në dialog e pa kontroll në struktura”.

Cakaj: Shqipëria e ka vijë të kuqe Republikën e Kosovës

Kosova është vija e kuqe për Shqipërinë në raportet e Ballkanit Perëndimor, sipas ministrit në detyrë të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Duke folur për mini-Schengenin Ballkanik, Cakaj ka thënë se parim i Shqipërisë është që në asnjë rrethanë të mos merren vendime për lehtësira pa përfshirjen e Kosovës.

“Sa di unë, ishte iniciativë për të cilën ishin të informuar të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor (mini-schengeni). Parim është që në asnjë rrethanë të mos ketë marrje të masave apo detyrimeve konkrete në raport me lehtësirat që po planifikohet të ndodhin, ku përjashtohet Kosova. Shqipëria e ka të qartë vijën e kuqe, e ajo është Republika e Kosovës. Tirana zyrtare e sheh rajonin me sytë e Kosovës dhe flet me zërin e Kosovës, por jo në emër të saj sepse mund të ketë qëndrime të pavarura”, ka deklaruar më tej ai duke shtuar se Shqipëria flet në emër të Kosovës për ta mbrojtur Kosovën.

Cakaj: Shqipëria largohet nga mini-Schengeni ballkanik nëse përjashtohet Kosova

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se Shqipëria do të largohet nga iniciativa e mini-Schengenit ballkanik në rast se Serbia bën probleme në raport me Kosovën.

Cakaj, në një intervistë në Rubikon të KTV-së, ka thënë se termi Mini-Schengen duhet të ndryshojë, ndërsa ka theksuar se takimi i parë trelateral mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrit në largim të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në Novi Sad të Vojvodinës së Serbisë, u ka bërë thirrje edhe liderëve të tri shteteve tjera të Ballkanit që t’i bashkohen kësaj iniciative.

“Ka qenë takim trelateral në vazhdën e takimeve të mëhershme. Shumë shpejt pritet të kemi një taksim trelateral me Malin e Zi e Kroacinë, me Kroacinë e Kosovën, e kështu me radhë. Nuk do të jetë ndërmarrje trelaterale. Kryeministri Rama e ka pasur kusht thelbësor të panegociueshëm, që nëse Kosova përjashtohet nga ky bashkëpunim, Shqipëria tërhiqet menjëherë. Aty u është bërë ftesë tri shteteve tjera, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës, që t’i bashkohen kësaj iniciative”, ka thënë Cakaj, raporton Koha.net.

Ai tha se edhe kreu i LVV-së, Albin Kurti, partia e të cilit fitoi zgjedhjet e 6 tetorit dhe që është pretendenti kryesor për të marrë postin e Kryeministrit, ka thënë se është i interesuar të marrë më shumë informacione për këtë iniciative.

“Shqipëria s’bëhet pjesë e asnjë iniciative ku përjashtohet Kosova. Kjo iniciativë nuk është finalizuar ende sepse pritet kontributi i shteteve tjera të Ballkanit. Përfshirja e Kosovës është kusht që Shqipëria të vazhdojë të jetë pjesë e kësaj iniciative”, deklaroi ministri në detyrë i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj.

Cakaj thotë se takimi Rama-Kurti do të ndodhë për pak ditë

Gent Cakaj, ministër i Jashtëm i Shqipërisë, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të takohet brenda pak ditësh me Albin Kurtin e Vetëvendosjes që pritet të marrë mandatin për formimin e qeverisë së re.

Në Rubikon të KTV-së, Cakaj ka thënë se “Rama do të takohet me Kurtin brenda disa ditësh dhe do të dakordojnë qëndrimet e tyre” duke iu referuar mini-shengenit ballkanik.

Cakaj tregon arsyet pse Zaev dha dorëheqje e Rama jo

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka dhënë arsyet pse kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dha dorëheqje pas dështimit për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, dhe një gjë të tillë s’bëri Edi Rama si kryeministër i Shqipërisë pavarësisht dështimit të njëjtë.

Sipas tij, si pikë e rëndësishme dalluese janë kushtet që janë përmbushur, punët e brendshme dhe referendumi që ishte bërë në Maqedoni me rastin e ndryshimit të emrit.

“Ka disa gjëra që duhet të sqarohen, e para është fakti se dy vendet janë njëjtë të zhvilluara në rrugën evropiane, por s’do të thotë se dy vendet qëndrojnë njëjtë brenda. Shqipëria e Maqedonia kanë merituar hapjen e negociatave sepse kanë përmbushur kushtet, por kushtet s’ishin të njëjta. Sepse Maqedonia s’ka pasur obligim të kryejë vetingun, por adresimin e prioriteteve nga marrëveshja e vitit 2015 dhe mbylljen e problemeve me Greqinë. Shqipëria ka pas kushte tjera. S’ka pas bazë të ndodhë ndarja, sepse të dyja kanë përmbushur detyrat. Nga qershori 2018 kur edhe realisht filloi procesi, por që u shty vendimi, morëm mësim që procesi i çeljes së negociatave varet nga dy shtylla, dinamika e reformave të brendshme dhe trendi i reformave në Evropë. Kemi ulur pritjet duke mos bërë zotime të prera se negociatat do të hapen, e te Maqedonia pati referendum për ndryshim të emrit shtetëror dhe në vetë pyetjen ishte nëse qytetarët pranojnë ndryshimin e emrit në këmbim të perspektivës evropiane. BE-ja s’mbajti premtimin me këtë rast”, ka thënë Cakaj në Rubikon të KTV-së.

Sipas tij, faktor tjetër është se “Maqedonia s’ka barriera që pamundësojnë një proces të brendshëm zgjedhor” ndërsa i treti se “Maqedonia në shumën e kushteve, qeveria pati përgjegjësi më të madhe se ajo në Shqipëri”.

Live në Rubikon – Gent Cakaj, ministër i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë

Gepostet von Koha.net am Dienstag, 22. Oktober 2019