Kombëtare

Cakaj dërgon mjekët në Itali, kthehet në Rinas me 120 shqiptarët e parë të riatdhesuar

Sot nisi operacioni humanitar për riatdhesimin e shqiptarëve të bllokuar në Itali. Operacioni nisi me 120 shqiptarët e parë të Italisë u sollën në atdhe nga “Lasgushi”, avioni i “Air Albania” falas, kundrejt asnjë pagese. Avioni i linjës ‘Air Albania’, do të bëjë riatdhesimin e plotë të 1379 personave të mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë.

Sot nisi operacioni humanitar për riatdhesimin e shqiptarëve të bllokuar në Itali. Ka qenë ministri i Jashtëm Gent Cakaj i cili është nisur pasditen e sotme për të përcjellë drejt shtetit fqinj mjekët dhe infermierët shqiptarë që do t’u vijnë në ndihmë bluzave të bardha italiane dhe u kthye së bashku me shqiptarët që kishin mbetur të bllokuar prej disa ditësh në Italinë e “plagosur” nga koronavirusi.  Operacioni nisi me 120 shqiptarët e parë të Italisë u sollën në atdhe nga “Lasgushi”, avioni i “Air Albania” falas, kundrejt asnjë pagese.

Një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. “Gati skuadra fluturuese e shpëtimit “Air Albania”! Nisim që sot operacionin humanitar për riatdhesimin e shtetasve shqiptar që përmbushin kriteret e vendosura nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Jemi me mendje e zemër me ju”, shkruan ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.