Kosova

Cakaj: Aktakuza ndaj Thaçit nuk është personale, është një prej liderëve të UÇK-së

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se në Kosovë ngritja e aktakuzave ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli po provohet që të individualizohet.

“Është qasje e sofistikuar për llogaritë e caktuara politike sepse me largim e tij shohin zgjerim të fushëveprimit të tyre. Aktakuza kundër Thaçit nuk është personale – kundër një individi, sepse po flasim për një prej liderëve të UCK-së”, ka thënë Cakaj, njofton Klan Kosova.

“Përpjekja është për individualizim të përgjegjësive. Nëse konfirmohet se krerët e UÇK-së kanë bërë krime lufte, askush nuk mund të thotë se është çështje individuale sepse do të njolloset lufta e UÇK-së dhe gjithë narrativa e shtetndërtimit të Kosovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.