Kuriozitet

Caelie Wilkes e ujiti një lule për dy vite radhazi, pa e kuptuar që ishte nga plastika (Foto)

Në përditësimin e saj në murin e llogarisë në Facebook, e ka ngarkuar edhe një fotografi, ku e shpjegon si e tek u mashtrua për një kohë të gjatë – shkruan Kosova.info

“Isha shumë krenare për këtë lule. Ishte plot, ngjyrë, e bukur” – një bimë e përsosur, rrëfen ajo.

Por: “Sot kuptova që ishte koha për t’ia ndryshuar vendin. E gjeta vazon më të lezetshme, që i përshtatej në mënyrë të përkryer. Shkova ta tërheq nga ena plastike origjinale me të cilën është blerë, për të mësuar se kjo bimë ishte e rreme” – thotë ajo e trishtuar.

Ajo tha që për ato dy vite, aq sa u kujdes rreth saj, ka ndjesinë se qenë të mbushura me gënjeshtra.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.