SPORT

Bytyqi vazhdon me gola në Norvegji

Zymer Bytyqi ka realizuar golin e tetë në elitën e Norvegjisë. Bytyqi realizoi sot një gol në fitoren 2:1 të Vikingut ndaj Mjondalenit. 

Ndeshja i takoi xhiros së 19-të të Eliteserien. Ai realizoi golin e parë në minutën e 35-të. 

Bytyqi pos tetë golave ka edhe shtatë asistime. Ai luajti tërë ndeshjen sot, ndërsa për Vikingun titullar ishin edhe Veton Berisha e Ylldren Ibrahimaj. Berisha luajti një pjesëlojë, ndërsa Ibrahimaj u zëvendësua në fund të ndeshjes.

Vikingu pas 19 xhirove zë vendin e shtatë me 28 pikë.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.