Kosova

Bytyqi u garanton bursa të gjithë studentëve me nevoja të veçanta

Ministri në detyrë i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqyri Bytyqi ka takuar kryesinë e Fondacionit “Handicap Students of Kosovo”, dhe Përfaqësuesin e Parlamentit Studentor të Universitetit “Hasan Prishtina”, Edon Nishori.

Bytyqi me këtë rast u ka garantuar të gjithë studentëve me nevoja të veçanta bursa. Përveç kësaj në takim është diskutuar edhe për punësimin dhe përfshirjen e kësaj kategorie në sistemin arsimor publikë.

Nishori e falënderojmë ministrin për punën, bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483