Kosova

Bytyqi tërheq vendimin për anulimin e bursave për studentët

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, ka tërhequr vendimin për anulimin e bursave, vendim ky i marrë ditë më parë nga kjo Ministri, raporton kosova.info.

Për këtë vendim u organizuan protesta nga studentët e Fakultetit të Edukimit, Artit dhe Edukatës Fizike, të cilat rezultuan të suksesshme. Si pasojë e këtyre protestave Bytyqi tha se është marrë vendimi për shkak të presionit.

Edhe pse një vendim i tillë u tërhoq ai tha se kishte qenë i drejtë.

“Niveli i bursistëve dhe përzgjedhja e bursistëve bëhet nga ana e universiteteve. Bursat të cilat i ndan MAShT nuk janë gjithëpërfshirëse. Pikërisht shpallja publike është bërë përmes një analize, ka një vit që Ministria ka bërë analiza. Asnjë shkencë sociale nuk është përfshirë në listë, nuk ka të bëjë me diskriminimi përveç duke e kuptuar qartë mungesën e kuadrove në këto programe. Jemi të vendosur se ky vendim ka qenë i drejtë dhe në rrethana të cilat jemi, të anulojmë vendimin deri në ardhjen e ministrit të ri. Ne po e bëjmë tërheqjen e vendimit pasi jam ministër në largim, në anën tjetër nuk do të merrej ky vendim se është vendim i drejtë”, tha ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.