Kosova

Ministri Bytyqi i zhgënjyer me rezultatet e Testit të Maturës

Janë publikuar rezultatet e Maturës Shtetërore 2018, në një konferencë për media e organizuar nga Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM).

Për rezultatet e arritshmërisë foli Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi i cili nuk u shpreh shumë i kënaqur me rezultatin e arrirë. Si tha se si synim kanë pasur një mbarëvajtje të mirë të testit dhe rezultate të sakta.

“Rezultatet e testit nuk janë shumë të kënaqshme, mirëpo janë reale”, tha Bytyqi.

Kalueshmëria e këtij Testi të Maturës është 73.3%, për nxënësit që ndjekin mësimin në gjuhën shqipe, 88.7% për ata që ndjekin gjuhën boshnjake dhe 55.6% për nxënësit që mësojnë turqisht.

Pozitive për këto rezultate Bytyqi e konsideroi që testi ka qenë shumë më real sesa i viteve të kaluara edhe tani është faza e përgatitjes së testit që do të mbahet në muajin gusht.

“Për shkak të disa shkeljeve janë larguar 8 administratorë dhe kanë humbur të drejtën që të administrojnë në testet e ardhshme të maturës”, bëri të ditur Bytyqi. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.