Kosova

Bytyqi: Mësuesit janë shpresa për ditë edhe më të mira për Kosovën

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, me rastin e 7 Marsit- Ditës së Mësuesit, ka uruar të gjithë mësuesit.

Ai ka thënë se kjo ditë është dita kur nderohen të gjithë mësuesit dhe kujtohet roli i rëndësishëm i tyre, shkruan Kosova.info.

Madje ai ka theksuar se mësuesit janë shpresa për ditë edhe më të mira për Kosovën.

Urimi i tij:

7 Marsi është dita kur ne nderojmë mësuesit tanë dhe kujtojmë rolin e tyre të rëndësishëm për të ardhmen e shoqërisë tonë.

Kujtojmë sot, edhe mësuesit dëshmorë, edhe ata që bënë përpjekjet më të mëdha të historisë për të zhdukur analfabetizmin, të gjithë ata që krijuan traditën e arsimit shqip.

Vlerësojmë përpjekjet tuaja të përditshme për të ofruar arsim cilësor për fëmijët tanë dhe duke besuar fuqishëm në përkushtimin tuaj, ne jemi të sigurt se do të afrojmë arsimin tonë me atë të vendeve të zhvilluara të botës.

Ju,mësues të dashur, i keni dhënë historisë shembuj edhe më të vështirë, duke iu dhënë dije gjeneratave, e njëkohësisht duke i frymëzuar drejt luftës për liri. Prandaj, Ju jeni shpresa për ditë edhe më të mira për Kosovën!