Kosova

Bytyqi-Arsimi kosovar do të depolitizohet

Arsimi kosovar po ec në ritme pozitive me gjithë sfidat që janë prezentë.

Shyqyri Bytyqi, ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, tha se po punojnë që mos të kemi gabime për tekste të Kosovës.

“Kemi pasur lajme të mira për shkencën e Kosovës. Kemi pasur marrëveshjes për mundësinë që do të fitojnë studentët e Kosovës, për Erasmus-plus”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Sipas tij shkollat profesionale të Kosovës, do të jenë më ndryshe. “Ne po punojmë që të kemi 15 standarde për shkollat profesionale, kemi ndarë buxhet për shkollat profesionale ku nxënësit do të kryejnë trajnime”, tha ai.

Bytyqi ka bërë me dije se edhe në këtë vit janë ndarë bursa për studentët edhe për ata që kanë aftësi të veçanta.

“Do të ketë trajnime për mësimdhënësit, do të jenë trajnime që do të organizohen nga Fakulteti i Edukimit, do të merren informacione se çfarë lloje të trajnime do të jenë ato dhe cilat janë të nevojshme për mësimdhënësit”, deklaroi ai.

Sipas tij edhe menaxhimi i shkollave do të jetë më ndryshe. “Ne kemi marrë vendim që të zgjedh liderin e shkollës, pra kemi përpiluar udhëzim administrativ, do të ketë garë për shkollat që do të jenë më të mira dhe do të shpërblehen”, tha Bytyqi. Edhe për drejtorët e shkollave do të jetë ndryshe.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.