Kosova

Bytyqët iu shkruajnë Vuçiqit e Thaçit, kërkojnë pengimin e lirimit të parakohshëm të Gjorgjeviqit

Sot, familja e mbijetuar e Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi kanë zgjeruar fushatën e tyre për të bllokuar lirimin më të hershëm të Vlastimir Gjorgjeviç duke i bërë thirrje presidentëve të Serbisë dhe Kosovës.

Bashkangjitur secilës letër, familja dërgoi një përmbledhje të hollësishme që përshkruan njohuritë e Gjorgjeviçit në rastin e vëllezërve Bytyqi dhe lidhur me vendndodhjen e varreve masive shtesë. Fushata filloi javën e kaluar, afërsisht një muaj para se Gjorgjeviç të kualifikohet për lirim të parakohshëm.

Fatos Bytyqi tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka premtuar familjes që ai do ta zgjidh rastin e vrasjes së vëllezërve të tij dhe është koha që ai ta mbajë fjalën.

“Për shumë vite, presidenti Vuçiq më ka premtuar mua dhe familjes time se ai do të zgjidhë vrasjet e vëllezërve të mi dhe tani mund të fillojë t’i tregojë botës se ai është një njeri i fjalës së tij duke ndërmarrë veprime të fuqishme me Vlastimir Gjorgjeviqin tani”, ka thënë ndër të tjera ai.

Ilir Bytyqi ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të veprojë me shpejtësi për të sjellë drejtësinë për vëllezërit e tij dhe gjithë të zhdukurve të tjerë.

“Ne kemi qenë të nderuar nga shumë përpjekje që presidenti Thaçi dhe Qeveria e Kosovës kanë bërë për të nderuar vëllezërit e mijë. Kosova tani ka një mundësi unike për të ndërmarrë veprime konkrete për të bërë premtimin e vërtetë të paqes, mbylljes dhe drejtësisë për familjen tonë dhe familjet e të zhdukurve. Ne e nxisim që të veprojë me shpejtësi”, ka thënë ai.