SPORT

Bylbyl Sokoli tregon dy skuadrat tek të cilat ka menduar se do të transferohet Milot Rashica

Trajneri i futbollit kosovar, Bylbyl Sokoli e ka komentuar transferimin e Milot Rashicës tek Norwich City.

Ai në emisionin sportiv “Euro Dueli” tha se është zgjedhje e duhur, por do të donte ta shihte atë tek ndonjë skuadër më e madhe.

“Zgjedhje e duhur për të, megjithatë unë do të doja ta shihja në ekipet që janë në Ligën e Kampionëve. Kam pritur që do të transferohet tek Tottenam apo Lazio edhe për shkak se është Igli Tare aty”, tha Sokoli.