Rajoni

Ministri serb: Pres takim midis Vuçiqit dhe Bidenit deri në fund të vitit

Unë jam i bindur që deri në fund të vitit, falë kontakteve të forta dhe serioze që Presidenti Serb Aleksandar Vuçiq ka bërë në vitet e mëparshme, ne do të kemi një takim dypalësh midis tij dhe Presidentit të ShBA Joseph Biden.

Kështu tha ministri i Jashtëm Nikola Selakoviq këtë mëngjes.

“Unë jam i bindur se kjo do të ndodhë duke ditur presidentin tonë dhe duke ditur që këto kontakte janë të mira,” tha Selakoviq në RTS, duke shtuar se presidenti serb kishte një marrëdhënie serioze dhe të mirë me presidentin e sapozgjedhur Biden dhe se do të jetë ashtu edhe më tutje, transmeton Klan Kosova.