Kosova

Buxhovi: Qëndroj prapa deklaratave që i kam thënë për UÇK-në

Historiani Jusuf Buxhovi ka reagur sot lidhur me pretendimet se ai është tërhequr nga deklaratat për UÇK-në, pasi nuk ka pasur guxim dhe është ndjerë i rrezikuar.

Ai ka thënë se gazetari Vehbi Kajtazi mbrëmë në emisionin “Debat plus” ka bërë një dezinformatë se gjoja Buxhova është tërhequr nga qëndrimi rreth UÇK-së.

Buxhovi është shprehur se mbetet në tërësi te ajo që ka deklaruar pasi që ato janë qëndrime edhe në librin e tij të botuar “Kosova” VI VII dhe VII.

“Emisinioni “Debat plus” në RTV Dukagjini rreth qëndrimeve të mia të dhëna në “Rubikon”, ndonëse pati trajtime korrekte, u animua nga një dezinformatë e V. Kajtazit se gjoja jam tërhequr nga qëndrimi rreth UÇK-së, gjë që nuk është e vërtetë.

Përkundrazi mbetem në tërësi te ajo që kam deklaruar në “Rubikon”, ngaqë ato janë qëndrime të shtruara në “Kosova” VI VII dhe VIII, fakt ky që u anashkaluan nga analistët dhe çështjet i rrudhi te aspekti i opinioneve politike”, ka shkruar Buxhovi.

Postimi i plote:

NJË DEBAT I MBËSHTETUR MBI NJË DEZONFORMATË

Emisinioni “Debat plus” në RTV Dukagjini rreth qendrimeve të mia të dhëna në “Rubikon”, ndonëse pati trajtime korekte, u animua nga një dezinformatë e V. Kajtazit se gjoja jam tërhequr nga qendrimi rreth UÇK-së, gjë që nuk është e vertetë. Përkundrazi mbetem në tërësi te ajo që kam deklaruar në “Rubikon”, ngaqë ato janë qendrime të shtruara në “Kosova” VI VII dhe VIII, fakt ky që u anashkaluan nga analistët dhe çështjet i rrudhi te aspekti i opinioneve politike.
Sidoqoftë, panelistët, me një guxim pohuan shumë nga ato që janë thënë rreth kapjes së shtetit nga politikanët e lidhur me krimin e organizuar nga paslufta e deri te koha jonë, me theks te vrasjet e shumta politike që mbetën të pazbardhura nga drejtësia dhe të tjerat që përcollën zhvillimet politike dhe shoqërore nga vendosja e protektoratit ndërkombëtar më 12 qershor 1999 deri te shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008,që trajtohen nga aspekti historik në “Kosovën” VI, VII dhe VIII.