Show Biz

Butrint Imeri i gëzohet suksesit të “Hajt Hajt”

Projektet muzikore të Butrint Imerit shndërrohen pothuajse gjithnjë në hite sa herë që publikohen.

Një gjë e tillë po ndodh sërish me këngën e tij të re “Hajt Hajt”, të lansuar para dy ditëve në shërbimin e shpërndarjes së videove, YouTube.

Ky projekt i këngëtarit për vetëm dy ditë ka arritur të grumbullojë mbi dy milionë shikime, derisa ky sukses po shijohet mjaft shumë nga ai.

Në llogarinë e tij personale, Instagram, Butrinti ka publikuar një fotografi duke qeshur me përshkrimin: “D milionë për dy ditë, qysh mos me kesh?”.

Pjesë e këtij videoklipi është edhe prezantuesja Kiara Tito, me të cilën thuhej se është në lidhje prej vitesh, edhe pse një gjë e tillë nuk është konfirmuar.

Megjithatë, këngëtari edhe këtë verë do jetë i angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.