Show Biz

Butrint Imeri dhe Ermal Fejzullahu do të sjellin versionin e ri të hitit “Për një dashuri”

Butrint Imeri dhe Ermal Fejzullahu i kanë bashkuar forcat për ta sjellë versionin e ri të hitit të dikurshëm, “Për një dashuri”.

Dy autorët e shumë hiteve, kanë zgjedhur të vijnë në duet për të risjellë këngën e dikurshme të Ermalit. Për përpunimin e muzikës është kujdesur producenti Rzon.

Projekti do të vijë i kompletuar edhe nga ana vizaule, ndërsa regjinë e videoklipit e ka bërë Valon Aziri.

View this post on Instagram

? PËR NJË DASHURI // 19.02.2020, 15:00 ?

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official) on

Kënga së bashku me videon muzikore do të lansohet të mërkurën (19 shkurt) në orën 15:00.

“Këngën time të preferuar, ‘Për një dashuri’, e kemi përpunuar bashkë me Ermalin, një version të ri që publikohet këtë të mërkurë (19 shkurt) ora 15:00”, ka shkruar Butrinti në InstaStory.

View this post on Instagram

Per nje dashuri 19.02 ora 15:00 stay tuned

A post shared by Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu) on