SPORT

Butler e thyen rekordin personal

Pesë-herë lojtari i All-Star, Jimmy Butler, luajti kundër skuadrës që e shkëmbeu atë vitin e kaluar dhe e theu rekordin personal për pikë të shënuara këtë sezon, duke kontribuar me 38 pikë në vetëm 29 minuta lojë kundër Philadelphia 76ers, në fitoren 137:106 të Miami Heat.

Philadelphia 76ers 106-137 Miami Heat

Heat arriti ta marrë fitoren e dytë me më së shumti pikë të shënuara në histori të klubit, pasi që lojtarët e tyre arritën të jenë 56.6 për qind të saktë në gjuajtjet nga dyshemeja, përfshirë këtu 16 tentime të sakta nga gjithsej 32 për trepikësha.

Butler ishte i saktë në 14 prej 22 gjuajtjeve të tij, përfshirë këtu në dy nga po aq tentime për trepikësh. Ai ishte gjithashtu 100 për qind i saktë në gjuajtjet e lira, duke i ndihmuar kështu Heat ta përmirësojë rekordin në 22 fitore dhe tre humbje në shtëpi gjatë këtij sezoni.

San Antonio Spurs 105-108 LA Clippers

Kawhi Leonard i shënoi 22 pikë dhe Paul George i ndihmoi skuadrës me 19 pikë të tjera, duke e drejtuar kështu LA Clippers te fitorja dramatike 108:105 kundër mysafirit San Antonio Spurs.

San Antonio kishte ende shpresa për të paktën ta barazuar rezultatin dhe për të shkuar në një çerek shtesë kur kishin mbetur edhe 2.8 sekonda lojë, megjithatë dy gjuajtjet e lira të Lou Williams kur kishin mbetur vetëm 1.3 sekonda lojë ia siguruan Clippers fitoren e tetë nga dhjetë ndeshjet e fundit. Derrick White tentoi ta barazojë rezultatin me një buzzer-beater nga gjysma e fushës, mirëpo dështoi në këtë tentim.

Dallas Mavericks 112-103 Indiana Pacers

Kristaps Porzingis i theu rekordet e tij personale për këtë sezon në pikë të shënuara (38) dhe asiste gjashtë) për t’ia dhënë Dallas Mavericks, të cilëve u mungoi ylli Luka Doncic, fitoren me rezultat 112:103 kundër Indiana Pacers në Indiana Polis.

Boston Celtics 123-115 Atlanta Hawks

Jayson Tatum i shënoi 15 nga gjithsej 28 pikët e tij në çerekun e tretë të ndeshjes, përderisa Boston Celtics e mori nën kontroll ndeshjen kundër Atlanta Hawks.

Më i miri te Atlanta ishte Trae Young me 34 pikë dhe shtatë asiste, mirëpo ai mbeti i zhgënjyer që e humbi topin nëntë herë, përfshirë këtu në një moment afër fundit të ndeshjes kur Hawks kishin vetëm katër pikë më pak sesa Celtics.

Phoenix Suns 97-115 Brooklyn Nets

Orlando Magic 112-100 Charlotte Hornets

Detroit Pistons 82-96 Memphis Grizzlies

Minnesota Timberwolves 109-113 Sacramento Kings

New York Knicks 139-134 Cleveland Cavaliers (Çerek shtesë)

Golden State Warriors 125-117 Washington Wizards

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.