Kombëtare

‘Burrit jot vinte tek unë se e peshoja, kurse ti shkoje te lopa’, plas keq në studio (VIDEO)

Në seancën e sotme të ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në gjyq”, u përballën Sonila e cila bashkëjeton prej 23 vitesh me një burrë të martuar me të cilin ka një djalë dhe Flora me vajzën e saj Denisën, të cilat janë gruaja dhe vajza e burrit.

Sonila, bashkëjetuesja: Çfarë karakteri ke ti moj, ti je qelbësirë.

Denisa, vajza e Gëzimit: Të lutem, nga e di ti se si jam unë…

Flora, gruaja e ligjshme e Gëzimit: Nuk lejoj të më ofendohet vajza në një seancë gjyqi.

Eni Çobani: Denisa t’i duhet të pranosh që babai jot ka bërë një gabim shumë të rëndë. Ai është lidhur me këtë zonjë, ka sjellë në jetë një fëmijë dhe kjo zonjë që gulçon sot, e bën sepse babai jot e mbanë zvarrë prej 22 vjetësh.

Sonila, bashkëjetuesja: Unë të çaj në dysh

Denisa, vajza e Gëzimit: Zonja Eni një njeri nuk mund ta mbash zvarrë për kaq shumë vite, ajo e ka pranuar pozicionin e saj.

Sonila, bashkëjetuesja: Unë e gjeta një, por ti s’do gjesh hiç se je… Kush je ti moj?

Flora, gruaja e ligjshme e Gëzimit: Unë jam një zonjë, ndërsa ti për mua s’je asgjë.

Sonila, bashkëjetuesja: Po pse vinte tek unë ai… sepse unë e mbaja, e peshoja. Kurse t’i vishje çizmet e shkoje te lopa.

“Ju kam dëgjuar shumë, paskam qenë shumë e duruar. Po të zihesh për një burrë… po s’ia vlen moj zonjë. Nuk zihet njeriu për një burrë, po ç’e do atë burrë moj aman. Nuk duhet ai burrë moj. O Sonila po s’ke ç’e do atë burrë moj”, tha Eni.