Fotogaleri

Burri shtang shoferët, u kërcen lakuriq mbi makina

Imagjinoni sikur jeni duke ecur me makinën tuaj dhe përpara ju shfaqet personazhi në foto.

Dhe në fakt fotoja nuk është produkt photoshop por një ngjarje e vërtetë që ka ndodhur në Dresden të Gjermanisë.

43-vjeçari jo vetëm shëtiti nudo qytetin por kërceu sipër disa makinave që lëviznin në rrugë, duke shkaktuar dhe dëme në tre automjete.

Zëdhënësi i policisë, Sebastian Grohme, thotë se dëmet në mjete kapin vlerën e rreth 7000 eurove.

“Policia bëri shoqërimin e 43 vjeçarit, i cili u vu në kujdes mjekësor”.

Hetuesit nuk mundën të gjejnë një referencë ndaj drogës tek personi në fjalë,  teksa arsyeja e nudizmit dhe sjelljes së tij të dhunshme mbetet ende e paqartë.