Bota

Burri që e goditi Macronin: Po t’i kërkoja duel, dyshoj se do të dilte, doja ta godisja me vezë

Personi që e goditi me shuplakë të martën presidentin Emmanuel Macron të Francës, Damien Tarel, tha në gjykatë se veproi në atë mënyrë sepse mendon që lideri i vendit të tij përfaqëson gjithçka që është e kalbur.

Ai madje tha në gjykatë se kishte menduar që presidentin Macron ta godiste me vezë ose me tortë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

“Mendoj që Macroni e përfaqëson shumë pastër kalbjen e vendit tonë. Nëse do ta kisha sfiduar Macronin për një duel në agim, dyshoj që do të përgjigjej”, deklaroi Tarel në gjykatë.

Burri që mori vëmendje të madhe me gjestin e tij tani përballet me akuzën për sulm ndaj personit zyrtar. Nëse shpallet fajtor, mund të dënohet maksimalisht me tri vite burgim dhe gjobë prej 45 mijë eurosh.