Burri fiton rekordin Guinness për koleksionin më të madh në botë të ‘Makinave’ të Disney

Jorge Arias nga Meksika është bërë koleksionisti më i madh në botë i ’Makinave’ të Disney. Dashuria e tij për to filloi në vitin 2006 kur u publikua filmi me emër ‘Makinat’, prodhuar nga Pixar Animation Studios. Filmi komedi i animuar me kompjuter përmban makina që flasin. I mahnitur nga filmi, Arias vendosi të mblidhte kujtime që lidheshin me motorët që flisnin.

Me një total prej 1,200 artikujsh, ai tani ka rekordin për koleksionin më të madh të kujtimeve të makinave dhe shfaqet në librin e Rekordeve Guinness 2022. Sipas faqes së internetit të Guinness, gjithçka nisi kur vajza e tij i kërkoi të blinte McQueen, Sally, Mater dhe Chick Hicks nga filmi i parë ‘Makinat’ për të luajtur me fqinjin e saj.

Tani, 15 vjet më vonë, koleksioni i tij vazhdon të rritet pasi ai “po kërkon vazhdimisht artikuj të rinj për t’i shtuar”. Arias e mban koleksionin e tij në rafte qelqi, gjë që ndihmon për t’i mbajtur ato të paprekura dhe në gjendje të përsosur, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.

Sipas faqes, ai mban një regjistër të secilit artikull në koleksionin e tij pasi secila makinë është e vendosur dhe e numëruar në mënyrë strategjike brenda vitrinave. Nga të gjithë artikujt në koleksionin e tij, John Lasseter dhe Albert Hinkey janë dy nga pjesët e tij të preferuara.

Ai ka shumë vizitorë përfshirë fëmijë që e vizitojnë për të parë “koleksionin e tij mbresëlënës”. Drejtori i ‘Makinave’ Brian Fee dhe bashkëprodhuesi Andrea Warren mësuan për koleksionin e tij dhe shkuan në Meksikë për t’u takuar me Arias.

Go to TOP