Kronika e zezë

Burri e kërcënon me vdekje gruan nga Gjilani

Një grua nga Gjilani ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj e ka maltretuar fizikisht dhe psiqikisht

Përveç maltretimeve, gruaja ka raportuar se bashkëshorti me nënshtetësi të Turqisë e ka kanosur për vdekje.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

“Gjilan, 16.06.2021-19:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull me shtetësi të Turqisë –bashkëshorti i saj është duke e maltretuar fizikisht dhe psiqikisht si dhe e ka kanosur për vdekje. Lidhur me rasti është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.