EKONOMI

Burim Piraj: Nëse Qeveria vazhdon të ketë këso qasje indiferente ndaj prodhimeve vendore, ka rrezik të falimentojnë një pjesë e madhe e këtyre bizneseve!

Shumë biznese kosovare janë në prag të falimentimit shkaku i pandemisë Covid-19, ndërsa kjo nuk po vërehet për kompaninë Meka. Krejt kjo falë menaxhimit të mirë nga drejtuesi i saj, Burim Piraj

Në intervistën ekskluzive për Agjencinë e lajmeve “Kosova.info”, biznesmeni Piraj, ka rrëfyer mbi çelësin e suksesit të tij, përkushtimin, zhvillimin dhe rritjen e biznesit në kohë të pandemisë.

Edhe pse planifikimi dhe pritjet ishin krejt të tjera, në gjashtë mujorin e parë, Piraj tregon se kishte rritje të të hyrave prej 5%.

Ai tregon se pavarësisht që është njëri nga taksapaguesit më të rregullt në buxhetin e shtetit, dora e institucioneve të vendit ka munguar.

Ndiqeni intervistën, për të kuptuar se sa vështirë e kishte në fillim, si nuk u gjunjëzua pavarësisht telasheve dhe burokracive të tepruara që i kishte vendi ynë, që nga paslufta dhe deri më sot.

Piraj, ka folur po ashtu edhe se si i duhet të paguaj për lëndën e parë si të ishte biznes nga ndonjë vend tjetër, edhe pse ka licencë si prodhues vendor i mishit.

Ky është biznesmeni që i ka thyer rregullat egoiste te bizneseve të tjera kosovare, duke u paguar punëtorëve jo veç pagën e 13-të, por është duke e planifikuar edhe atë të 14-të.

Ai ka folur edhe për natyrën e telasheve me të cilat përballet, ndër to edhe për dëmet e mëdha që i janë shkaktuar nga KEDS-ENERGY, duke e ndalur energjinë pa paralajmërim.