Kosova

Burchett: Askush s’është i gatshëm t’i dënojë serbët e ndyrë për dhunën seksuale në Kosovë

Kongresisti Tim Burchett, thotë se ka zhvilluar një bisedë me ish-presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga dje në Kongresin Amerikan, ku kosovarët dëshmuan për krimet serbe në Kosovë.

“Zhvillova një bisedë të mirë me ish-presidenten e Kosovës për krimet e luftës të kryera nga serbët e ndyrë dhe askush nuk është i gatshëm t’i dënojë ata. Ajo (Jahjaga) më tregoi krimet e luftës, në veçanti dhunën seksuale dhe është me të vërtetë e tmerrshme. Të gjithë po punojnë për t’i vënë para gjyqit ata. Ata s’kanë zot. Shpresoj të ketë më shumë presion mbi ta”, dëgjohet të thotë Burchett në një video të shkurtër në Twitter.

Dje, me ftesë të kongresistit amerikan, Eliot Engel, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit, Vasfije Krasniqi-Goodman ka dëshmuar për krimet e Serbisë në Kosovë, para Komitetit për punë të Jashtme të Kongresit amerikan. Aty dëshmoi edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga, dhe Ilir Bytyqi, vëllai i tre vëllezërve Bytyqi, me nënshtetësi amerikane, të vrarë gjatë luftës në Kosovë, raporton Koha.net.

Kongresisti Engel e hapi seancën duke folur për krimet që Serbia i kishte kryer në Kosovë. Ai theksoi se është tronditëse që edhe 20 vjet pas luftës askush prej serbëve s’ka dhënë llogari për shumë krime të kryera.

Shfaq më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published.