Show Biz

Buraku & Grupi Fama sjellin bashkëpunimin e tyre

Këngëtari i njohur shqiptar, Burak Vehapi, së bashku me grupin e tij, Fama, ka publikuar projektin e ri muzikor.

“S’ka dasëm” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e ka shoqëruar me një video mjaft të veçantë.

Tekstin dhe muzikën e ka bërë Valon Biba, kurse për orkestrimin janë përkujdesur Valdrini dhe Doan.

Ndërkohë, videon atraktive ia ka besuar produksionit “MProduction”.

Projekti i Burakut është sjellë pikërisht në momentin kur në Kosovë janë ndaluar dasmat për shkak të coronavirusit.

Sidoqoftë, kënga tashmë gjendet e publikuar edhe në platformën YouTube dhe besohet se do të mirëpritet nga publiku.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483