SPORT

Bunjaku, përforcimi i radhës i Yllit

Golden Eagle Ylli ka prezantuar përforcimin e radhës. Bëhet fjalë për Valon Bunjakun, fundorin e Përfaqësueses së Kosovës dhe deri tash i Prishtinës.

“Nuk ka qenë e lehtë të ndahem pas 2 viteve në Prishtinëm, mirëpo kushtet e ofruara nga Golden Eagle YLLI dhe projekti i trajnerit Arben Krasniqi, më kanë bindur të vi në Suharekë”, ka thënë Bunjaku, sipas njoftimit nga Ylli.

Sipas Bunjakut, Ylli sivjet do të jetë në luftë serioze për titull.

Ylli sot prezantoi edhe Samir Zekiqin.