SPORT

Bundesliga nuk rinisë para 16 majit

Bundesliga e Gjermanisë në futboll nuk do të vazhdojë të paktën deri më 16 maj. Vendimi për vazhdim të edicionit të futbollit në Gjermani nuk do të merret deri të mërkurën e ardhshme.

Ka pasur shpresë që kampionati gjerman do të marr lejen për të vazhduar më 9 maj. Por vendimi për këtë është shpresuar se do të merret këtë javë. Pasi vendimi nuk do të merret deri javën tjetër, shpresat për rinisje më 9 maj janë shuar.

Klubet janë kthyer në stërvitje javë më parë, duke shpresuar se edicioni do të fillonte në fund të javës së ardhshme. Bisedat janë shtyre ndërkohë që ka sugjerime se mund të ketë sërish forcim të masave për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.