Kosova

Bulliqi e Fetahu i referohen si “faqe të zeza”, KFOR-it e UNMIK-ut

Kandidati për kryetar komune të Podujevës në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do mbahen atje, nga radhët e PDK’së, Naim Fetahu, bashkë me atë të LVV’së, Shpejtim Bulliqi, iu janë referuar misioneve ndërkombëtare në Kosovë si “faqe të zeza”.

Në mesin e të ftuarve në emisionin ‘Prime Time’ në kanal 10 ishte edhe kandidati për kryetar nga radhët e LDK’së, Nexhmi Rudari, i cili po akuzohej nga Fetahu se nuk kishte qenë prezent në luftën e fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

“Ti ke punu si përkthyes në KFOR, UNMIK, e faqe të zeza”, deklaron kandidati i PDK’së, duke marrë riafirmimin e Bulliqit.

Ndër të tjera, Fetahu kërkon nga kandidati i LDK’së që ta shfaqë librezën e UÇK’së, për t’ia vërtetuar prezencën e tij në luftë. Zgjedhjet komunale në Podujevë do të mbahen këtë të diel.